Vdekja e të paraburgosurit në QSUT, Berisha: Fadil Hoxha, një vrasje tjetër...

Vdekja e të paraburgosurit në QSUT, Berisha: Fadil Hoxha, një vrasje tjetër shtetërore e çunave të krimit

110
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për vdekjen në QSUT të 52-vjeçarit nga Lushnja Fadil Hoxha, i cili ishte arrestuar dhe u dërgua në spital pasi vuante nga zemra.

Nëpermjet një statusi në Facebook, Berisha shkruan se kjo “është një tjetër vrasje shtetërore e çunave të krimit” dhe i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë akuzat.

Statusi i plote në Facebook i Sali Berishes

Fadil Hoxha, nje vrasje tjeter shteterore e çunave te krimit!

Te dashur miq, sot vdiq nga semundje akute zemre ne QSUT qytetari Fadil Hoxha 52 vjec, i cili prej disa ditesh ndodhej i arrestuar ne qelite e komisariatit te Lushnjes me akuzen e nje qytetari tjeter se i kishte marre ullinj. Familjaret e te ndjerit njoftojne ne media se Fadili vuante prej kohesh nga zemra dhe se kete ja kishin bere me dije edhe policise. Familjaret akuzojne policine se kjo e fundit nuk i lejoi tidergonin ne qeli ilaçet e zemres Fadilit.

Si zakonisht çunat e krimit nuk pranojne akuzen, e cila eshte konkrete me date dhe emra ilaçesh, te cilat nuk u lejuan te futen tek i semuri.

Keto te dhena akuzojne per nje vrasje shteterore nga mohimi i mjekimit jetik per te semurin Fadil Hoxha, ndaj i bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit autoret e ketij akti te shemtuar kriminal! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY