Tiranë, vdesin në QSUT dy persona, i paraburgosuri dhe i dënuari

Tiranë, vdesin në QSUT dy persona, i paraburgosuri dhe i dënuari

70
0
Shares

Një i dënuar dhe një i paraburgosur kanë ndërruar jetë në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Viktimat janë Adem Alushi nga Saranda dhe Fadil Hoxha nga Lushnja.

Fadil Hoxha u paraqit me probleme të rënda shëndetësore pasi ishte ndaluar nga policia e Lushnjes.

Burimet thanë se ai i është nënshtruar trajtimit mjekësor por nuk ka mbijetuar. Në këtë kushte,familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje.

Ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet, kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.

Policia hedh poshtë pretendimet e familjarëve. Blutë hedhin poshtë pretendimet e familjarëve se nuk kanë lejuar futjen e ilaçeve për Hoxhën. “Sqarojmë se ky shtetas ka deklaruar se vuan nga tensioni dhe ka pasur me vete ilaçe të cilat i ka marë rregullisht.Gjithashtu sot rreth orës 08.20 minuta familjarët janë njoftuar nga përgjegjësi i dhomave të paraburgimit qè ti sillnin edhe një ilaç tjetër që i kishte kërkuar në orën 08.15 shtetasi i arrestuar.Rreth orës 10.15 minuta familjarët kanë sjellë edhe ilaçin tjetër të cilin e ka konsumuar në rregull”.

Policia shton se mjeku i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka asistuar rastin nga momenti i shoqërimit në dhomat e paraburgimit e deri në QSUT. “Familjarët e personit të arrestuar nuk kanë pasur asnjë ankesë për trajtimin e problemit të tij shëndetsor deri ne momentin e përkeqësimit të shëndetit të tij, kur Policia ka bërë menjeherë shoqërimin për në Spitalin e Lushnjës”deklaron policia. Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej se kishte marrë ullinj në tokën e dikujt tjetër.

Po ashtu 60-vjeçari nga Saranda i dënuar me 4.8 vite burg për trafik droge ka ndërruar jetë ditën e sotme në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT-së në Tiranë.

Pas problemeve me zemrën, Adem Alushi ishte transportuar në datë 11 shtator nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin për në Tiranë, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

Adem Alushi akuzohet për trafik droge, pasi iu sekuestruan në 27 Nëntor 2015, 36,5 kilogramë hashash në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, shkruan Shqiptarja.com.

Adem Alushi u dënua me 7.8 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës, por duke qenë se pranoi gjykimin e shkurtuar përfitoi ulje me 1/3 duke zbritur dënimin 4.8 vite.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY