Tahiri sfidon Ramën; premton në sy të tij rritje rroge për policinë

Tahiri sfidon Ramën; premton në sy të tij rritje rroge për policinë

54
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duket se ka sfiduar Kryeministrin Edi Rama në një takim të ditë së sotme, ku u përurua godina e re e Ministrisë së Brednshme. Duke lëvduar punën e punonjësve të policisë, në homazh edhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, Tahiri i ka bërë një kërkesë të vecantë kryeministrit që të shohë më përparësi rritjen e pagës për punonjësit e policisë.

“Kam një kërkesë për ju i nderuar kryeministër Rama, shihni me shumë përparësi për sa është e mundur rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Brenda një mandati rritët deri në 25% pagat si në janar të 2014, por ju siguroj se 11 mijë punonjësve, lajm më të mirë se rritja e pagave nuk do mund të jepni. Ne po përmirësojnë në themel infrastrukturën, teknologjinë, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës”­ tha Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY