TABELA/ Ja gjobat e reja për bizneset

TABELA/ Ja gjobat e reja për bizneset

74
0
Shares

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi gjobat marramendëse ndaj biznesit, Ministria e Financave ka hartuar një nivel më të ulët edhe se penalitetet e mëparshme, në ndryshimet e fundit të ligjit të procedurave tatimore, i cili pas diskutimeve të shumta me bizneset ka marrë variantin përfundimtar.

Psh, moslëshimi i kuponit tashmë ka gjobë 50 mijë lekë (kujtojmë se me supergjobat kjo masë u vu 500 mijë lekë) dhe në rast përsëritje aktiviteti bllokohet për 30 ditë dhe në rast përsëritje të vazhdueshme konsiderohet evazion tatimor.Për mosdeklarimin e punonjësve, biznesi i vogël merr gjobë 50 mijë lekë dhe i madhi 200 mijë lekë (për biznesin e madh gjoba më parë ishte 500 mijë lekë).Masat janë zbutur edhe në rastet kur kapet malli i pashoqëruar me faturë tatimore, ku nuk parashikohet bllokim malli, por biznesi i vogël kalon si tatimpagues i TVSH-së, ndërsa biznesit të madh i bëhet rivlerësim, ndërsa në të dy rastet gjoba është sa 100% e tatimit të deklaruar, përveç përveç tatimit dhe kamatvonesave.Më poshtë jepen masat ndëshkuese sipas ndryshimeve në ligjin e procedurave, ndërsa janë të përmbledhura në tabelën në fund.

Mosdeklarimi në afat i deklaratës tatimore

“Tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatin e përcaktuara sipas ligjit përkatës, deklaratën tatimore, për të cilën detyrohet sipas ligjit të deklarojë, dënohet me gjobë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar në afat, si më poshtë:

10 000 lekë për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin;

5 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë”

Mospagimi në afat i kësteve të tatim fitimit

Mospagimi në afat i kësteve paraprake të tatimit mbi fitimin ose kësteve paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, dënohet me gjobë në masën 10 për qind të shumës së këstit për t’u paguar

“Mosdeklarimi i punonjësve dhe fshehja e pagës”

Nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë për çdo punonjës të padeklaruar:

a) tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimit mbi fitimin, me gjobë prej 200 000 (dyqind mijë) lekë;

b) tatimpaguesit e tjerë, me gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Kjo gjobë nuk aplikohet në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik të vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjeç, të cilët kategorizohen si persona të papaguar të familjes. Në këtë rast, pas konstatimit, tatimpaguesit përkatës i lihet kohë deri në 5 ditë kalendarike që të vërtetojë pranë organit tatimor se personi i evidentuar në vendin e aktivitetit është person i papaguar i familjes ose që bashkëjeton ligjërisht me të vetëpunësuarin sipas kuptimit në Kodin Civil. Nëse nga verifikimi dhe kontrolli rezulton se tatimpaguesi ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të përfituar nga punëmarrësi si rezultat i marrëdhënies së punësimit, tatimpaguesi-punëdhënës përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimit tatimor dhe kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të llogaritur për gjithë periudhën që provohet se është kryer shkelja, dënohet me gjobë në masën 100% të detyrimit dhe kontributit të llogaritur.

Pagesat ose arkëtimet me para në dorë mbi 150 000 lekë

Tatimpaguesit persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që kryejnë ndërmjet tyre transaksione shitje apo blerje me para në dorë, jo në përputhje me përcaktimin e pikës 1, të nenit 59 të këtij ligji, dënohen me gjobë në masën 10% të vlerës së secilit transaksion.

Kapja e mallrave të pashoqëruara me faturë

“1. Për tatimpaguesin që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, aplikohen masat dhe dënimet si më poshtë:

Tatimpaguesi i Tatimit të Thjeshtuar të Fitimit, të cilët nuk janë të regjistruar për TVSH-në, menjëherë në momentin e konstatimit i ndryshohet përgjegjësia tatimore duke kaluar si tatimpagues i TVSH-së.

Tatimpaguesi i regjistruar për TVSH-në, detyrohet të dokumentojë mallin duke lëshuar faturë tatimore, sipas nenit 53 të këtij ligji. Për qëllim të konstatimit të mosdokumentimit të mallit i kryhet rivlerësim i shitjeve në të njëjtën vlerë me vlerën e tregut të mallit të padokumentuar dhe aplikohet dënim 100% të shumës së detyrimit.

Mosinstalimi i kasës

Tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar, i cili detyrohet të përdorë pajisjen fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit në përputhje me përcaktimet e këtij ligji, dënohet në rast se:

“ii) nëse pas verifikimit të parë, sipas nënndarjes “i”, të këtij neni, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë, ose sistemin e monitorimit të qarkullimit, merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 15 ditë kalendarike. Nëse tatimpaguesi brenda këtij afati, nuk instalon pajisjen fiskale në vendin ku është konstatuar shkelja, masa e bllokimit shtyhet deri në instalimin e pajisjes fiskale. Në rastin kur situata nuk është rregulluar brenda 15 ditëve, tatimpaguesit i publikohet emri, NIPT-i dhe emri i përfaqësuesit të biznesit, në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.”

Moslëshimi i kuponit, ose lëshimi gabim i tij

“b) nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve:

i) për konstatimin (verifikimin) e kryer, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative.

ii) për konstatimin (verifikimin) tjetër pas konstatimit të parë, sipas shkronjës “i”, të kësaj pike, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, përveç aplikimit të dënimit si në pikën i), merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja, për 30 ditë kalendarike.

iii) për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të mësipërme, përveç aplikimit të dënimit si në pikën i), konsiderohet evazion tatimor sipas nenit 116, pika 2 e këtij ligji. Gjithashtu publikohet emri tatimpaguesit, NIPT-i dhe emri i përfaqësuesit të biznesit në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.”.

ç) lëshon kupon tatimor/dëftesë tatimore, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e furnizimit ose e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;

“d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster që tregon, detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit për të kërkuar kupon tatimor, si dhe të drejtën e blerësit për të mos paguar për mallrat dhe shërbimet e blera në zbatim të pikës 3, të nenit 46 të këtij ligji, me gjobë në masën 50000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për secilën nga kërkesat në këtë paragraf.”

“1. Moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH, dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji apo të ligjeve specifike tatimore.

“2. Për tatimpaguesit që kryejnë shkelje të përsëritur të moslëshimit të faturës, përveçse aplikohet dënimi me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar, sipas pikës 1 të këtij neni, gjithashtu ndërmerren masat e mëposhtme:

a) tatimpaguesi që nuk është i regjistruar për TVSH-në, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur sipas këtij neni, regjistrohet për TVSH-në.

b) tatimpaguesi i regjistruar për TVSH dhe tatimin e thjeshtuar të fitimit, në momentin kur konstatohet shkelja e përsëritur sipas këtij neni, regjistrohet për Tatimin mbi Fitimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY