Shqiptari dërgon gruan me fëmijët për azil në Gjermani, shokohet nga fotot...

Shqiptari dërgon gruan me fëmijët për azil në Gjermani, shokohet nga fotot në Facebook

74
0
Shares

Sa e trishtë aq dhe e dhimbshme historia e një ushtaraku shqiptar, i cili tregon se ka një vit pa parë fëmijët e tij.

Shqiptari me origjinë nga Librazhdi me iniciale N.H., shprehet se e nisi gruan me mirëbesim në azil në Gjermani për një jetë më të mirë, por pas disa muajsh ai zbuloi tradhtinë e rëndë të gruas së tij.Pasi u lidh me një maroken, vajza nga Tirana u nda nga ai dhe tani është në një lidhje me një djalë nga Kosova, me të cilin poston foto në klubet e natës në Gjermani.

Rrëfimi i plotë:

“Kjo goca është nëna e fëmijëve të mi, ajo ka një vit që ka ikur në Gjermani dhe më thoshte se jam duke vuajtur dhe kjo dhe disa foto të tjera më detyruan që të hidhem në krahët e dikujt tjetër që më vlerëson, por ndjej humbje për fëmijët e mi. Kam një vit që mundohem të kontaktoj me fëmijët, por nuk mi jep në telefon, jo s’janë këtu, jo janë në shkollë, duket qartë që rri duke pirë hashash në azilet e Gjermanisë. Unë jam L.H. dhe jam ushtarak dhe më duhet leje një ose dy muaj që të dal nga Shqipëria, prandaj nuk i kam takuar fëmijët. Kam dhe një akt marrëveshje të noteres që i kam dhënë leje deri në Itali për pushime, por që përfundoi në Gjermani dhe me dijeninë time, por jo që të zinte dashnor apo të pinte hashash apo mos të më jap fëmijët në telefon.

E kam falur dy herë për hir të dy fëmijëve për të qëndruar një familje që fëmijët të mos rriten me frymë të keqe, por kjo e treta është e tepërt. Ndarje me gjyq nuk kam bërë sepse duhet të jetë vetë këtu, tani ajo ka mbiemrin Aliu, të kollovarit që ka zënë nga Kosova, fëmijët i kam 10 dhe 7 vjeç, por ata bëjnë çfarë u thotë ajo. Justifikimi i saj është që nuk kam lidhje me asnjë, por unë nuk rri dot dhe kam gërmuar në internet me emra të ndryshëm dhe kanë dalë këto foto. Fëmijët më thonë që ti babi je martuar, por kjo nuk është e vërtetë sepse ashtu u thotë ajo. Unë rimbush telefonin dhe nuk kam arritur të flas me fëmijët, më thotë jo janë në shkollë, jo kanë dalë me ata të socialit. Para se të ikte kishte gjashtë muaj që më thoshte që të çajmë para për fëmijët dhe as muajin nuk bëri dhe u lidh me një maroken që është ky në foto. Ka një mënyrë të vetme këtu që e përmban ligji jonë, të shkoj ajo në burg katër deri në gjashtë vjet për mashtrim dhe mosdeklarim të vendndodhjes gjë që unë nuk dua të jem shkaktar për burgosjen e askujt si dhe për përdorim përfitimi të fëmijëve. Unë i thashë asaj që më tha avokati që ti shkon në burg për këtë arsye atë ditë gjeti mundësinë të mi jepte fëmijët për të më thënë djali pse ti babi do të fusësh mamin në burg.

 

Dhe unë prandaj nuk e kam bërë ndarjen vetëm që atë mos e fusin përndjekje penale, pasi unë mund t’i humbas fëmijët akoma më shumë. Ajo thotë as që dua t’ja di dhe se ka nxjerr urdhër-mbrojtje as unë nuk di si të veproj sepse dhe unë bëra gabim në fillim e kërcënova pa lidhje thjesht t’i jepja lamtumirën dhe kaq, po nuk më ka lënë të qetë për dy muaj rresht di të them që dua të shkoj më i taku pse jo dhe të flas me të se pse kanë ndodhur tre tradhti nga ana e saj. Duke qenë se unë kam pasur dhe jam në dy punë, elektriçist dhe ushtarak, tani më thoni si të veproj se kam kokën lëmsh, bie në gjumë me mendje tek fëmijët, po ashtu ngrihem. Dhe marokeni ka folur me mua duke më thënë se kam shokë në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër, më pak fjalë presione pa lidhje dhe unë si çdo mashkull e kam pas kërcënuar për të qëndruar larg fëmijëve të mi. Jam konsultuar me avokat dhe ajo shkon në burg në të gjitha rastet, jo një, por tre herë e kam bërë këtë gjë”, është ky rrëfimi që të rrëqeth mishin teksa e lexon dhe akoma më e trishtë bëhet kur shikon fotot e shumta që ka dërguar djali nga Librazhdi, të cilat nuk po i publikojmë të plota. /jetaoshqejf/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY