Sarandë, dhunojnë dy turistët gjermanë për një vend parkimi

Sarandë, dhunojnë dy turistët gjermanë për një vend parkimi

72
0
Shares

Dy turistë gjermanë janë dhunuar nga disa persona gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Bunecit në Sarandë ku dy gjermanët kishin zgjedhur të pushonin.

Ata kanë tentuar të parkojnë makinën me të cilën udhëtonin, pranë plazhit, por janë ndaluar nga disa persona të cilët i kanë kërkuar 10 euro për t’i lejuar të parkonin.

Turistët gjermanë nuk kanë pranuar, e ndaj një nga personat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia, i ka goditur me grushte.

Pas denoncimit nga turistët, policia e mbërritur në vendngjarje i ka shoqëruar personat shqiptarë të përfshirë në sherr, edhe për faktin e zaptimit të tokës buzë detit për qëllime private në mënyrë të paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY