Deputetët e mazhorancës po tentojnë shtrembërimin e Kushtetutës së re të miratuar mesntanë mdisi 21 e 22 korrik të këtij viti me konsensusin e partive politike dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Kjo është akuza që ka bërë deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, i cili pas daljes nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, tha se mazhoranca kërkon të shkatërrojë konsensusin e arritur me një ligj të vetëm duke bërë ndërhyrje në Kushtetutë për pikën e debatuar të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Mazhoranca kërkon që me ligj të zhbëjë kushtetutën e miratuar mesnatën midis 21 e 22 korrik. Me ligj duan të zhbëjnë konsensusin politik dhe germën e nenit 147. Kërkojnë të caktojnë emra të caktuar, atë që donin të bënin dikur. Ne e votuam kundër dhe prandaj dolëm nga komisioni. Është e kot çdo lloj debati që thyejnë konsensusin dhe kushtetutën. Po fusin organe që nuk ekzistojnë në Kushtetutë. Përpiqen t’i shesin si procedurë, por po shtojnë organe jo kushtetuese që do të filtrojnë punën e Kuvendit”, u shpreh Oerd Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/