KRITERET DHE AFATET/ Lefteri Luzit i mbaron mandati, Kuvend shpall vendin vakant...

KRITERET DHE AFATET/ Lefteri Luzit i mbaron mandati, Kuvend shpall vendin vakant për kryetar KQZ-je

228
0
Shares

Kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi, i mbaron mandati në 11 tetor 2016.
Në këto kushte, Kuvendit, në plotësim të detyrimit ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date ka shpallur vendin vakant.
Për këtë arsye, Kuvendi ka nisur procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor, për përzgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ.

Njoftim shpallje për vendin vakant të Kryetarit të KQZ-së


kkqzPasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 11.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës LEFTERIJE LUZI (LLESHI).
Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date.
Në lidhje me procesin e prezantimit të kandidaturave dhe për të vijuar më pas me procedurat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor për përzgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, Kuvendi i Shqipërisë njofton të gjithë personat e interesuar se:


Kriteret ligjore, që duhet të plotësojnë kandidaturat për anëtar të KQZ-së, janë ato të parashikuara në nenin 12, pika 2 e Kodit Zgjedhor.
Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
    të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
    b) të jetë me arsim të lartë;
    c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
    i) në fushën e së drejtës;
    ii) në administratën publike;
    iii) në administrimin e zgjedhjeve;
    iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
    ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
    d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
    dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
    e) të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
    ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
Në mbështetje të Kodit Zgjedhor, çdo shtetas që beson se plotëson kriteret, mund të paraqitet si kandidat për t’u emëruar Kryetar i KQZ-së.
Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.
Kandidatët, bashkë me dokumentacionin që provon përmbushjen e kritereve ligjore, duhet të dorëzojnë të plotësuar dhe të nënshkruar edhe formularin e vetëdeklarimit, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.


Afati i dorëzimit të dokumentacionit është data 30 Shtator 2016.
Dokumentacioni dorëzohet pranë Sekretarisë (Zyra e Protokollit të Kuvendit).
Pas kësaj date të gjitha aplikimet do t’i përcillen Komisioni të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, i cili është Komisioni përgjegjës, që brenda afateve të përcaktuara dhe duke ju referuar CV-së dhe dokumentacionit shoqërues, merr në shqyrtim përmbushjen e kritereve ligjore dhe meritën e çdo kandidature.

Shpallur më datë 19. 09. 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY