Ja si Saimir Tahiri dekonspiroi hetimet për pilotin italian të drogës

Ja si Saimir Tahiri dekonspiroi hetimet për pilotin italian të drogës

59
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka akuzoi pak ditë më parë ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se dekonspiroi hetimet e Prokurorisë për pilotin italian të avionit që u rrëzua në Ishëm të Durrësit. Bëhet fjalë për informacionin, që piloti Guido Guidi pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë shqiptare dhe tregoi emrat e të gjithë trafikantëve.
Në një intervistë sot për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, Noka ka treguar se si ministri Tahiri prishi hetimet duke u shpërndarë gazetarëve informacionin që piloti italian spiunoi porositësit e drogës.
Deputeti demokrat Noka theksoi se informacioni është shpërndarë nga Tahiri, pavarësisht mënyrës se si, për të njoftuar bandat kriminale. Ai thotë se  ministri i Brendshëm e shpërndau me SMS këtë informacion.

Pjesë nga intervista e Flamur Nokës

Si u informuat për rastin e avionit në Ishëm?
Njerëz të përgjegjshëm brenda strukturës së Policisë. Nuk është fare e rëndësishme sesi u informova. E rëndësishme është gjëma. Në një moment kur kryeministri po fliste me pasion se Shqipëria është e pastër nga droga, në atë moment ra droga.

Sipas dëshmive, ajo ka qenë pistë hipizmi dhe ai ka ardhur për turizëm?
Është version më shumë se qesharak. Unë e kam parë vetëm atë pistë. Kishte një muaj që ishte ndërtuar dhe ishte vetëm për këtë punë. Ishte edhe vendi ku ndizej zjarri për të njoftuar pikën e uljes. Ishte një pistë e ndërtuar nga profesionistë, në një terren gjeografik fantastik. Ishte studiuar në mënyrën më perfekte të mundshme, e mbrojtur nga njëra anë, larg qendrave të banimit, vetëm nga deti mund të vije në atë pistë, e padukshme.

Keni akuzuar ministrin Tahiri se ka prishur hetimet…
Ministri i Brendshëm ka prishur hetimin dhe për këtë të jeni të sigurt. Është kujdesur të shpërndajë informacionin se piloti po flet. Përpara se piloti të merrej nga Prokuroria, ishte trajnuar të thoshte se kam ardhur për turizëm. Por siç duket rrethanat e çuan që të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të fliste. Kjo i tmerroi grupet e trafikut. Dhe në këtë moment, direkt ministri shpërndau informacionin, për të paralajmëruar që ky po flet, por largohuni. Siç bëri me grupin e Beso Sulës, të Taiwanit, me grupin e hashashit, kur iu tha se e keni nga shërbimet e huaja. Tradhti më të madhe për shtetin dhe për policinë nuk ka.

Ku e bazoni këtë?
E bazoj në informacionin e njerëzve që kanë qenë prezent. Ose kur e ka nisur Tahiri, ose kur e ka lexuar tjetri mesazhin. Qëndron siç qëndroi mesazhi i Edi Ramës për Saimir Tahirin. Edhe kjo qëndron. Saimir Tahiri ka dekonspiruar hetimin e kësaj çështje me emër.

A është kjo simetrike me atë që thatë ju, se ka rënë një avion me drogë, nuk mund të merrej edhe kjo si nja, largohuni se avioni ra…?
Kur ka rënë avioni, grupet kriminale kanë pasur përfaqësues aty. Avioni është ngarkuar dhe më pas është shkarkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY