Si mbërriti 35-vjeçarja nga Paskuqani Aida Çajku në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe si u agravua gjendja e saj derisa humbi jetën bashkë me foshnjën që kishte në bark. Këto dhe detaje të tjera i ka treguar sot në “Opinion” zëvendësdrejtori i maternitetit “Koço Gliozheni” Arjan Alikaj.
Nëndrejtor i maternitetit “Koço Gliozheni” tregon se në kontrollin e parë që i është bërë nënës shtatzënë është dyshuar për një sëmundje zemre. Pas kësaj, është nisur për në urgjencë në QSUT.
“Në momentin që ka ardhur ka paraqitur ankesa, ka pasur nxirje buzësh, pulsi ka qenë shumë i shpejtë, ka pasur djersë të ftohta dhe ankohej për një dhimbje të vendosur midis zemrës dhe pjesës së sipërme të barkut”, tha ai.
Sipas Alikajt materniteti nuk ka kardiolog dhe shërbimi më i mirë për Çajkën mund të merrej tek QSUT pasi dyshohej për probleme me zemrën.
Ndërsa gazetarët në studio thonë se 35vjeçares nuk i është bërë kontroll imazherie pasi materniteti nuk e ofron këtë shërbim.
“Urgjenca ka qenë në punë, ka qene hapur besoj që urgjenca e ka dhënë ndihmën për 5 apo 7 minuta”, shtoi Alikaj.
Sipas Alikajt, materniteti nuk ka kardiolog dhe shërbimi më i mirë për Çajkën mund të merrej te QSUT pasi dyshohej për probleme me zemrën.
Shtatzëna humbi jetën pasi iu ca shpretka bashkë me foshnjën që mbante në bark, ndërsa familjarët akuzuan mjekët për sorollatje, Nën hetim janë 4 mjekë, dy prej të cilëve të ndaluar nga prokuroria, ndërsa hetimet për vdekjen e saj vijojnë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/