Detaje të reja dalin në dritë rreth atentatit të sotëm në Nikël të Krujës, kur Gentjan Bejtja, i shpërtheu makina në ecje e sipër, pasi i kishin vendosur eksploziv.
Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi është lakuar si një nga autorët e vjedhjes së makinës, me të cilën u ekzekutua kryekomisar Dritan Lamaj.
Emri i 35 vjeçarit, doli gjatë hetimeve si personi, që së bashku me Enver Stafukën ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja e kryekomisarit më 24 shkurt 2013.
Pasi u arrestua, Bejtja u shpall i pafajshëm, po në atë vit. Në atë kohë gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që ta ngarkonin atë me faj për akuzën për të cilën u ndalua.
Aktualisht pas atentatit, burime nga grupi i hetimit thonë se dyshohet për një hakmarrje te mundshme, nisur nga e shkuara e vete personit te lënduar.
Vete policia konfirmoi zyrtarisht pak me pare, se “G. B., 35 vjeç, banues në Larushkë, drejtuesi i mjetit që iu vu eksploziv ka pasur precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/