Deklarata e Edi Ramës, policia të ndahet nga qëndrimi i Kryetarit të...

Deklarata e Edi Ramës, policia të ndahet nga qëndrimi i Kryetarit të qeverisë

48
0
Shares

Një deklaratë e rëndë nga kryeministri Rama sot gjatë përurimit të godinës së rindërtuar të Ministrisë së Brendshme ka vënë në peshore rolin asnjanës të policisë në politikën shqiptare.

Përpara një grupi policësh Kryeministri deklaroi se armik më i madh se krimi për policinë është PD. Argumenti i tij kishte të bënte me deklaratat e shpeshta të opozitës për lidhjet e zyrtarëve të lartë të policisë dhe ministrit të Brendshëm, me drogën dhe krimin.

Policia është një institucion i pavarur nga politika dhe zyrtarët e lartë të të gjitha qeverive kanë shmangur përcaktimet politike sa herë kanë marrë pjesë apo kanë përshëndetur në ceremoni policore.

Bën përjashtim vetëm Edi Rama i cili më se njëherë shfrytëzon policët si kontingjent mitingjesh për të mbajtur fjalime tërësisht politike dhe të adresuara kundër policisë.

Dhjetë vitet e fundit policia nuk ëhstë zënë me gojë asnjëherë si një institucion i politizuar duke u zhdukur që në vitin 2005 nga raportet zgjedhore të të huajve. Për herë të parë policia mori rol politik në zgjedhjet e vitit 2015, ndërsa u përdor politikisht edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër.

Policia duhet të reagojë menjëherë ndaj deklaratës së Kryeministrit përndryshe do të vendosë mbi veten një njollë të madhe që e hoqi vetëm pas 15 vitesh pluralizëm.

Policia ka reguar disa here ndaj deklaratave politike apo nga partitë politike. E ka bërë këtë gjë pas disa deklaratave të PD, edhe pse nuk kishte fakte të kundërshtonte deklaratat që gjithsesi nuk komprometonin politikisht policinë.

Më poshtë është deklarata ku kryeministri konsideron armik me të madh se krimi për policinë, opozitën dhe PD.

“Partia Demokratike ka arritur të bëjë atë që asnjë parti politike, e majtë e djathtë apo parti të tjera nuk e bën sot, nuk e ka bërë dje apo pardje, sulmon cdo ditë policinë e shtetit. Ky ësh fundi vetëdijes morale, qytetare dhe politike për një forcë që është krijuar për të qenë alternativë. Dhe ajo ç’ka PD ka synuar që ditën e parë, kur pavarësisht se çfarë temash ka, e pazëvëndësueshme është tema e policisë së shtetit, që synon ta rrethojë policinë e shtetit me vetmi dhe ta bëjë punonjësin e policisë të ndihet vetëm. Një ide e çmendur, nga një plan politik haluçinant dhe që nuk ka asnjë shans të ketë sukses. Por nga ana tjetër nuk do ta përmendja këtu sot Partinë Demokratike që përkundër akuzave të përditshme që siç thonë Kundera e bëjnë atë grupim politik, një armik më të madh të plicisë sesa vetë krimi”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY