Tre persona humbën jetën për pasojë të tre aksidenteve të ndryshme gjatë ditës së hënë.
Aksidenti i parë u regjistrua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku një 68 vjeçar, banor i zonës u përplas për vdekje pranë një karburanti nga një mjet që më pas u largua nga vendngjarja. Policia tha po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit
Ndërkohë një 65-vjeçar humbi jetën në Fier, pasi humbi kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte dhe u përplas me një shtyllë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:20 minuta, në rrugën Levan-Rrethfik.
Viktimë e aksidentit mbeti Bari Selami i cili ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të rënda. Policia tha se po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
Më i rëndi ishte aksidenti i regjistruar në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku përplasja kokë më kokë e dy makinave i mori jetën një 39-vjeçari dhe la pas tre persona të plagosur. Viktima u identifikua si Astrit Balla, 39-vjeçar banor i Rrajcës në Prrenjas.
Ai po udhëtonte me bashkëshorten e cila po drejtonte mjetin me targa të Prrenjasit që u përplas me makinën tjetër me targa të Korçës. Burimet thanë se viktima e aksidentit nuk kishte vënë rripin e sigurimit, i cili ka mbrojtur tre të plagosurit që janë jashtë çdo rreziku për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, por shkaku përfundimtar pritet të zbardhet nga hetimet e policisë në vendngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/