BE e shqetësuar: Po monitorojmë situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria

BE e shqetësuar: Po monitorojmë situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria

42
0
Shares

Bashkimi Europian është i shqetësuar mbi situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria ndaj dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t’u përballur me këto fenomene. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Nabila Massrali thotë se rasti i fundit i avionit “Piper” në bregdetin e Ishmit duhet hetuar në mënyrë të plotë dhe efektive.
“Do ju referoja edhe një herë te deklarata e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Shqipëri. Po e citoj: ‘Krimi i organizuar, korrupsionin dhe trafiku i drogës janë çështje që Shqipëria duhet të trajtojë dhe t’i zgjidhë’. Përveç kësaj, mund t’ju them se Komisioni Europian është duke monitoruar në mënyrë konstante situatën lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në Shqipëri. Ne jemi në dijeni të aksidentit që ka ndodhur javën e shkuar në Ishëm dhe ne presim që autoritetet kompetente të vijojnë me një trajtim gjyqësor të ndershëm dhe efektiv ndaj kësaj çështjeje”.
Zëdhënësja e Komisionit Europian thotë se Bashkimi Europian organizoi një mision vlerësimi për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në gusht në bashkëpunim me delegacionin e BE -së dhe me ekspertë të shteteve anëtare lidhur me forcimin e kapaciteteve ligjore për të luftuar këto fenomene.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY