Vdes i ndaluari në Komisariatin e Lushnjës, policia i ndaloi ilaçet

Vdes i ndaluari në Komisariatin e Lushnjës, policia i ndaloi ilaçet

66
0
Shares

Një 54 vjecar vdiq sot në polici një ditë pasi u ndalua nga uniformat blu.

Fadi Hoxha ndodhej në komisariatin e Lushnjës pasi u akuzua nga një banor se kishte marrë ullinj në tokën e tjetrit.

I arrestuar nga policia për marrjen e ullinjve ai duket se është mbajtur në komisariat në kushte të vështira.

Hoxha vuante nga zemra dhe kurohej tri herë në ditë.

Familjarët akuzojnë se policia nuk kishte lejuar futjen e ilaçeve në burg, sipas news24. Një ditë pas ndalimit shfaqi shqetësimet e para. Sipas policisë Hoxha u vizitua nga kardiologu i qytetit i cili konstatoi se ai kishte kaluar parainfrakt.

Fill pas kësaj ai u dërgua në QSUT ku edhe humbi jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY