Tenton të vrasë komshiun në Krujë, arrestohet 39 vjeçari

Tenton të vrasë komshiun në Krujë, arrestohet 39 vjeçari

68
0
Shares

Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga të policisë së Krujës. Gazmend Prapaniku është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me thikë komshiun e tij 49-vjeçarin, N.S.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në fshatin Gramëz.

Pas një konflikti te çastit, Gazmend Prapaniku ka goditur me thikë në trup komshiun e tij. Për pasojë, 49-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, në gjende të rëndë shëndetësore.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Prapaniku ka qëlluar një herë në ajër me armë gjahu në oborrin e banesës së tij dhe më pas ka ofenduar dhe plagosur me thikë komshiun.

Edhe ky i fundit kishte në dorë një mjet prerës. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, 39-vjeçarit Gazmend Prapaniku i janë sekuestruar: një armë gjahu, 9 fishekë arme gjahu, një thikë dhe mjet prerës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY