Shpërthimi në Manhattan mbrëmjen e kaluar që shkaktoi 16 të plagosur për pak mund të kishte goditur edhe një grup kineastësh shqiptarë dhe shqiptarë të New York që po ndiqnin festivalin e filmit shqiptar.
Shpërthimi ndodhi vetëm një bllok pallatesh larg kinemasë ku mbahej premiera e javës së filmit shqiptar 2016 në New York.
Ngjarja është ende nën hetim, por e ardhur vetëm pak ditë pas 15-vjetorit të 11 Shtatorit dhe në një klimë të tensionuar elektorale është bërë menjëherë burim hamendjesh ku vend kryesor ze si zakonisht terrorizmi.
Për ironi, ka ndodhur në ditën e parë të punës të Komisionerit të Policisë së Qytetit, James O’Neill që zëvendësoi dje veteranin Bill Bratton.
Ngjarja ndodhi në orën 8:30 të mbëmjes, afër Avenusë 6, përpara ndërtesës në 135 Ë. 23rd Street, ku tani ndodhen agjentë të FBI dhe punonjës të tjerë të sigurisë.
Banorët e verbër të ndërtesës janë duke ndenjur brenda sipas këshillës së policisë, por banorët e dy pallateve ngjitur janë larguar me urdhër evakuimi.
Ruben Avxhiu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/