Sherr në disko, goditet me plumba një shqiptar

Sherr në disko, goditet me plumba një shqiptar

401
0
Shares

Një shqiptar është plagosur rëndë në Itali, pas një sherri që ka degjeneruar edhe në përdorimin e armëve.

Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar me armë zjarri pas një sherri me një grup tjetër të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një diskoteke në Napoli, por duket se sherri ka nisur që brenda. Shqiptari është “fërkuar” me një italian në diskotekë, dhe më pas sherri ka degjeneruar në dhunë.

Mediat italiane thonë se shqiptari është plagosur rëndë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, shkruan Panorama.

Ai është 38 vjeç, por emri nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre persona për plagosjen, e cila po konsiderohet si vrasje në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY