Sherr dhe plumba gjatë mesnatës në Tiranë

Sherr dhe plumba gjatë mesnatës në Tiranë

96
0
Shares

Një 21 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me armë zjarri tre persona.

“Shërbimet e policisë pas informacioneve të marra, se në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30, shtetasit I. F. ,S. F. dhe E. C., janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj 21 vjeç dhe një person tjetër ku po punohet per identifikimin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kishte ndodhur konflikti.”

Policia sekuestroi armenqë shtetasi i arrestuar së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit.

“Arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226″, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë , për veprat penale të “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuara nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

sahati

14397456_10208901667732657_818225214_n
kreher
pistolete

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY