Një 24-vjeçar ka një hall të madh. E dashura e tij kërkon gjithë kohës seks dhe ai nuk e përballon dot. Në një letër dërguar redaksisë së tabloidit “The Sun” ai thote se kjo i është kthyer në problem.
Letra e djalit:
“E dashura ime është shumë e mirë, shumë e dashur por e ka mendjen vetëm për seks dhe ma ka sjellë ‘në majë të hundës’. Sa herë që ne flasim ajo e çon muhabetin tek temat e seksit. Unë e kam vërtetë shumë qejf sepse ajo është shumë e bukur…është 19-vjeç ndërsa unë jam 24. Por që kur kemi nisur të dalim bashkë asaj i pëlqen vetëm të rrimë në shtëpi dhe të bëjmë seks. Kjo gjë ka filluar dhe më bezdis shumë.
Një ditë dola për kafe më një kolege pune e cila është 47-vjeçe por duket si 30. Pas disa gotave përfunduam në apartamentin e saj duke bërë seks. Prej atij rasti unë e kam mendjen vetëm tek ajo dhe jo tek e dashura ime. E di që do të mërzitet kur t’i kërkoj të ndahemi por unë nuk mundem më me të”.
Përgjigjja e psikologes
“E dashura jote duket shumë e pasigurt për raportin tuaj dhe ndjenjat e tua. Ajo mendon se djemtë e kanë mendjen vetëm tek seksi dhe ndaj përpiqet të të joshë dhe të të ofrojë seks. Por ti duhet të tregohesh i sinqertë me vajzën dhe t’i tregosh se nuk e vazhdon dot lidhjen me të për arsyen konkrete. Ndoshta gjeni një zgjidhje të përbashkët…”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/