Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në Gjegjan të Pukës, ku ka shpërndarë disa certifikata legalizimi për pronën.
Ai mbajti një fjalim për reformat e ndërmarra nga qeveria, por dikush i ka ndërprerë fjalën duke shkaktuar kështu një incident.Një qytetar mjaft i revoltuar i ndërpreu fjalën Kryeministrit duke u ankuar për vështirësitë ekonomike, mungesën e rrugëve dhe investimeve në arsim dhe shëndetësi.
Edhe pse pa mikrofon, qytetari ka vijuar ankesat. Kështu, Kryeministri i thotë të ulet pasi kjo që po ndodhte ishte një turp dhe se po e shihte e gjithë Shqipëria.“Nuk ke mikrofon, askush s’po të dëgjon. Jemi direkt në TV, ulu pra tashi se është turp, po na sheh e gjithë Shqipnia”, ka replikuar Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/