Presidentit Nishani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta Selim Muçes

Presidentit Nishani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta Selim Muçes

54
0
Shares

Mesazh ngushëllimi i Presidentit Nishani për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muça

“Me hidhërim të thellë mësova sot lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të besimtarit të devotshëm e të përkushtuar, të drejtuesit të mençur, largpamës, paqedashës dhe të urtë të komunitetit të besimtarëve të fesë islame, të mikut të mirë në ditë të mira e në ditë të vështira, të prindit të mrekullueshëm, Selim Muça.

Kontributi i tij i pazëvendësueshëm për ndriçimin e rrugës së besimit të besimtarëve gjatë të gjithë jetës së tij dhe, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës që ai ka drejtuar Komunitetin Mysliman Shqiptar, e vendos atë në mesin e personaliteteve më të shquara tëvendit tonë që kanë kontribuar për fe e për atdhe.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar të besimit, të kulturës dhe të shoqërisë shqiptare, u përcjell ngushëllimet më të thella e të sinqerta të gjithë drejtuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të gjithë besimtarëve të komunitetit mysliman që ai i udhëhoqi me aq devotshmëri e përkushtim, të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe, në mënyrë të veçantë, të gjithë familjarëve dhe të afërmeve të tij.

U prehtë në paqe shpirti i tij!” – përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY