Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare ish-Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.Muça u nda nga jeta pas mesnatës dhe lajmin e dhanë familjarë dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar.
Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Babai i tij ka qenë Imam deri në momentin e ndërrimit jetë në fshatin e lindjes. Me fillimin e proceseve demokratike, është angazhuar totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Karriera e tij fetare ka nisur në vitin 1992, ku ai ka shpërbyer siInspektor Arsimi në Komunitetin Mysliman deri ne vitin 1994. Po në këtë vit, Muça mban për 4 muaj detyrën e myftiut të Elbasanit, ndërsa në vitin 1994-1995 ka qenë myftiu i Lezhës dhe Vlorës.
Në 1995 deri ne Mars 2004 mbajti postin e Shefit te personelit në KMSH dhe në Mars 2004 mori detyrën eKryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/