ARMAND MAHO/Propaganda e kryeministrit!

ARMAND MAHO/Propaganda e kryeministrit!

64
0
Shares

Edi Ramen po e degjoja teksa shkaterroja nervat ne trafikun e shkaktuar nga stuhia e pasdites. Ndoshta e kishte fajin rrokopuja, dhe tendosja e vemendjes se mund te bija ne cdo moment ne ndonje grope por sot mu duk me shume mashtrues se kurre. E degjova tek fliste me avazin e vjeter, se kish gjetur nje vend te shkaterruar dhe ky dhe qeveria e tij po e kthenin ne ” binaret e shtetit”. Se kish nxjerre ne drite bujqesine, po mundohej te na bindte se shqiptaret sot paguajne me pak per energjine, se reformat e tij po benin meekullira, se fshatareve dhe fermereve tani vertet i kish hequr subvencionet ne bujqesi, por i kish hapur rrugen qe te merrnin me lehte kredi ne banka, por qe ta merrnin kete duhet te paraqisnin projekte… Se varferia eshte ulur dhe ku e di une cfare ne nje llomotitje nje oreshe aq sa me zgjati ne trafik rruga nga komuna e parisit e deri ne bulevard…

Ne rast se sdo isha ne timon, rrezik kjo ligjerate do me zhyste ne nje realitet tjeter. Do me rikthente pas ne kohe ne vitin e larget 1986 kur te lodhur e raskapitur tere diten ne radhen e tollonit, ne revisten televizive te ores 20 do degjonim se kishim fituar cmimin boteror te ushqimit, nderkohe qe ne duart tona shtrengonim ca pula ne ngjyre te zeze qe kur zienin leshonin nje ere te tmerrshme… Dhe kronika pasuese ishte krahasimi me vitin 1939, se ei partia jone e lavdishme na kish nxjerre nga mjerimi satrapit, dhe se si ishte rritur prodhimi i patatateve per hektar…Mu duk vetja per nje cast si nje qytetar i korese se veriut, ku lideri i ngop me luge te zbrazet se ne Amerike njerzit jane te gjithe barbone rrugesh, ndersa presidenti kryebarbon, sic tregohej ne nje viedeo ne internet.

Imagjinova per nje moment qyqaret e thirrur aty ne hir e me pahir, nga Gjegjani i Pukes, qe tundin koken te habitur dhe kthejne syte nga dirigjenti per te pare se kur duhet te trokasin pasi nuk kane kuptuar asgje.. Imagjinoj si ndjehen ata qe vetem pak kohe me pare, ky strateg i mrekullive i konsideronte alpin dhe u mori cdo qindarke nga shtepite e tyre duke vepruar si bande horrash. Vura veten ne vend te tyre…Ata serish kthejne syte nga dirigjenti, qe mund te jete kryetari i partise se zones, apo ndonje tjeter i rendesishem. Jo tani dirigjenti po qesh, me sa duket lideri ka thene nje batute, duhet te qeshim…. 1, 2, 3 gati… Gajasje nga lideri global qe eshte dhe shakator i madh…

Dhe pas asaj maskarade do i kthehesha halleve te mija. Diku kam nje te semure, femijet duan rroba e libra, faturat jane bere mal… Si tha si tha, reformat tona kane dhene rezultate e kush ka sy i sheh, kush ka veshe i degjon… Do hapja syte e do shihja se dhe pas takimit me liderit, isha akoma i varfer reforma kunder varferise nuk duket kerrkund. Reforma ne arsim dhe tenderat e librave shkunden cdo qindarke, dimri po vjen dhe ne vendet tona alpine ben ai dimri i pameshirshem. Por drute i kane privatizuar ata qe kane akses tek moratoriumi dhe cmimi per meter ka vajtur ne stratosfere, ndersa energjia eshte bere nje mall luksi. Mbaj mend se lideri global na premtoi parajsen brenda mandatit te pare, ne ate takim kisha shkuar me shprese se halleve te mija do i jepte ndonje pergjigje, por degjova vetem per hallet e tij se si po ropatet, lodhet, se si Berisha i kish lene ato malet e famshme me borxh dhe nikoqiri mundohet me gjithe banden per te na nxjerre nga “bataku i tre vjeteve me pare”. Nuk foli per malin e borxheve te mija, qe po me ze frymen cdo dite e me shume….Po dhe une cdreqin e lashe radion te llomotiste kaq shume?! Te me kthente ndjesine e asaj kohe, shtypa nje buton kuturu dhe filloi ahengu ” Senet kane ndryshue, hu hu hu hue”… Para ahengut te kryeministrit budallalleku tallava mu duk nje kryeveper arti..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY