Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është prononcuar sot për vdekjen e gruas shtatzënë në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë duke devijuar përgjigjen për akuzën më kryesore ndaj mjekëve, neglizhencën.
Ai tha se “ambulancat tona kanë të gjitha oksigjen; i kemi sqaruar rrethanat e vdekjes tragjike dhe nuk duhet hedhur baltë mbi mjekët”.
Por ministri nuk dha përgjigje për më kryesoren: Disponueshmërinë e mjekëve në momentin kur u kërkua ndihma: Urgjencën e mbyllur për 20 minuta, vonesën e ardhjes së mjekut,sorollatjen në spitalet e tjera, mosardhjen e barelës për transport dhe mungesën e oksigjenit në momentin e zbritjes në maternitet të gruas shtatzënë nga ambulanca e Sanatoriumit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/