“I shtrënguar nga skandali në maternitet, por në sallë ke pronarin e spitalit privat”, hedh akuza mjeku Petrit Vargu.
Postimi i plotë i mjekut Petrit Vargu në “Facebook”
“Sot, Ju Z. Kryeministër, i shtrënguar nga skandali i radhës që ndodhi në maternitetin e Tiranës, ‘inauguruat’, Hemodinamikën e Shkodrës, për të treguar sukseset në mjekësi. Në fakt u bë autogoli i radhës. Siç shihet edhe nga foto, Hemodinamikën e Shkodrës e ka inauguruar pronari i një spitali privat, i cili ndodhet në sallë, kjo ndoshta për të marrë pacientët në spitalin e tij, për të bërë Bypass.
Kjo është mjekësia që keni krijuar dhe që po inkurajoni. Ç’do tentativë për të mbuluar realitetin, vetëm shton notat e humorit në mjekësinë e tipit ‘lepuri vrapon më shpejtë se zagari, pasi lepuri vrapon për vete, ndërsa zagari për të tjerët’. Kjo është mjekësia falas që varfëron popullin”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/