Biletat për një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares, atë me Spanjën që do të luhet më 9 Tetor janë në shitje.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se mund të sigurohen duke vizituar faqen zyrtare në internet fshf.org. Tifozët kanë në dispozicion të gjithë sektorët e stadiumit “Loro Boriçi” që mund të presë rreth 16 mijë spektatorë.
Tribuna E5 do të jetë si zakonisht në dispozicion të miqve. Në këtë sektor mund të qëndojnë rreth 400 spektatorë. Një biletë kushton nga 1 mijë deri në 8 mijë lekë, ashtu si për çdo sfidë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.
Një vend në sektorin Vip kushton 18 mijë lekë. Përkrahësit e kuqezinjve mund të abonohen për 4 ndeshjet që do të luhen në shtëpi, duke përfituar edhe 15% ulje të çmimit. Kombëtarja e nisi me fitore fazën eliminatore duke mundur Maqedoninë me rezultatin 2 – 1.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/