DETAJE & FOTO/ Ja si ndodhi grabitja e karburantit dje në aksin...

DETAJE & FOTO/ Ja si ndodhi grabitja e karburantit dje në aksin Rinas – Fushë Krujë

76
0
Shares
Foto Ilustruese

Zbardhen detaje nga grabitja e djeshme me armë e një pikë karburanti rrugën Rinas – Fushë Krujë, ku autorët grabitën 3 milionë lekë dhe u larguan me motor, që më pas e dogjën.
Policia njofton se hetimet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët e kryerjes së veprës penale, konkretisht shtetasin B. M. 28 vjeç, banues në fshatin Qerek Krujë.

Ngjarja
Personi i mësipërm, më datë 16. 09. 2016, rreth orës 01:30, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në aksin rrugor Aeroporti i Rinasit – Ura e Gjoles,me skafandra dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një pikë shitje karburanti, në pronësi të shtetasit N. V. 51 vjeç, banues në Mallakastër.
Autorët kanë hyrë në kabinën e vendqëndrimit të rojeve dhe shitësve të karburantit, ku kanë thyer me armë zjarri automatik xhamin e derës dhe dritares së kësaj kabine, dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit të hapin kasafortën e parave nga e cila kanë marre rreth 300 000 lekë dhe janë larguar me mjetin e tyre motoçikletë e tipit “Lifan”.

Hetimet
Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth u gjet i djegur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 CC.
Nga kryerja e veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe provat e mbledhura ka rezultuar si autor I dyshuar shtetasi B. M. dhe një shtetas tjetër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Policia vijon punën për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, identifikimin e autorit tjetër dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhjes me dhunë”, dhe Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 139 dhe 283 të Kodit Penal.
canabis i thare

canabis i thare1

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY