“Corriere della Sera”: Piloti ka folur tepër, lista e tij e emrave...

“Corriere della Sera”: Piloti ka folur tepër, lista e tij e emrave pritet të hedhë dritë mbi këtë trafik

55
0
Shares

Rrëzimi i avionit të enjten në Ishëm ka mbushur faqet e mediave italiane, të cilat sjellin detaje të reja rreth ngjarjes.
E përditshmja “Corriere Della Sera” shkruan piloti italian, Guido Andrea Guidi, ka folur dhe ka dhënë hollësi mbi veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me organizatat kriminale shqiptare.
“Për të shpëtuar lëkurën e tij, sipërmarrësi 69-vjeçar ka thënë gjithçka, ndoshta ka folur tepër”, shkruan prestigjiozja italiane. Ai ka rrëfyer emrat e anëtarëve të organizatës, pistat sekrete të avionëve, sasinë e drogës dhe kontaktet në Itali.
Sipas “Corriere Della Sera”, është pikërisht dëshmia e pilotit perdja më e madhe e dyshimit në këtë ngjarje. Fillimisht Guido Guidi tha se u nis nga Bari me destinacion Milanon, por vendosi papritur të bëjë një shëtitje. Mirëpo pistat më të mundshme janë dy, vijon artikulli.
Italiani është nisur pikërisht nga Milano, jo nga Bari, dhe ka mbërritur në Ishëm për të këqyrur pistën, ku pas pak javësh do të ngarkonte 200 kilogramë marijuanë. Ndërsa pista e dytë është, që ai e ka ngarkuar sasinë e drogës, por ka pasur vështirësi në ngjitje dhe është detyruar të kryejë ulje emergjence.
Sekretet që rëndojnë këtë hetim varen edhe nga përplasjet në brendësi të parlamentit shqiptar, raporton gazeta italiane që risjell në kujtesë rastin e Dritan Zaganit, oficerit të policisë që kërkon azil politik në Itali pasi rrëfeu se kishte drejtuar një operacion antidrogë që i kishte rrënjët në majat e qeverisë.
Vetëm lista e plotë e emrave të Guido Guidit mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, shkruan “Corriere Della Sera”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY