Avioni në Ishëm, Prokuroria letërporosi Italisë për dy shqiptarët e drogës

Avioni në Ishëm, Prokuroria letërporosi Italisë për dy shqiptarët e drogës

54
0
Shares

Hetimi i trafikut të drogës me avionë, sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, kërkon bashkëpunimin edhe të autoriteteve italiane. Nisur nga kjo situatë,prokuroria pritet që në ditët në vijim t’i drejtohet prokurorisë Italinë me një letërporosi, ku do kërkojë kryerjen e një sërë veprimesh hetimore.
Së pari, sipas prokurorëve, është e nevojshme të kryhet verifikime në disa drejtime, si për shtetasin italian që banon në Itali dhe për shtetasin Shqiptar që banon në Itali, ku piloti italian pretendon se i ka takuar.
Do kërkohet numrat e telefonit të tyre, tabulatet dhe kontaktet që kanë në Shqipëri dhe Itali. Më tej hetuesit thonë se është e nevojshme të lokalizohet lokali në Milano dhe të sekuestrohen pamjet filmike të tij, për të mësuar nëse është realizuar një takim i tillë ose jo. Gjithashtu do kërkohet të verifikohet dhe ngritja e avionit të vogël nga territori italian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY