Saimir Tahiri kërkon edhe dekonspirimin e prokurorit

Saimir Tahiri kërkon edhe dekonspirimin e prokurorit

69
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon ish-ministrit Flamur Noka të tregojë se cili prokuror e ka dekonspiruar hetimin për avionin e rënë në Ishëm.
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Tahiri sot thuhet se “nuk ka asgjë të re në deklaratat e Partisë Demokratike dhe të deputetit Flamur Noka… Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e tellallit, atëherë le të tregojë se cili është prokurori që i ka dhënë këtë informacion. Në qoftë se Flamur Noka është në rolin e dëshmitarit, atëherë le të paraqitet në Prokurori dhe të depozitojë të gjithë të dhënat që ka, në lidhje me këtë ngjarje”.
Ministria e Brendshme ka shkuar edhe më tej duke tentuar të ngrejë dyshime: “Por ka disa pyetje që mbeten ende pa përgjigje, thuhet më tej. Për cilën arsye Flamur Noka doli në Kuvend dhe bëri botën me dije për rrëzimin e avionit, një çështje për të cilën Policia e Shtetit dhe Prokuroria kishin nisur një hetim? Për cilën arsye Flamur Noka bëri publik hetimet mbi avionin?
Me këto pyetje, nuk po aludojmë se Flamur Noka ka lajmëruar trafikantët, por janë pyetje që presin përgjigje” thuhet në përfundim të reagimit të mistrisë së Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY