PD ka denoncuar dekonspirimin hetimeve nga Saimir Tahiri ministri i Brendshëm, ndaj pilotit italian, të kapur dje pas rrëzimit të avionit të tij në Ishëm të Durrësit.
Sipas PD ky dekonspirim qeveritar bëhet për tu dërguar mesazh bandave dhe për tu dhënë kohë të mbrohen e ti shpëtojnë ligjit.
PD apelon ndaj organit të akuzës për hetimin e personave me pushtet që dekonspirojnë hetimet.
“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dekonspirimin nga Ministri i Brendshëm të hetimit që po bëhet ndaj pilotit italian, të kapur në Ishëm. Ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për ti dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kanë porositur avionin që të mbrohen e ti shpëtojnë ligjit. Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj çdo personi me pushtet që dekonspiroi sonte hetimin”, thuhet në deklaratën e PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/