Remitancat bien me 14 milionë euro në 6 mujorin e parë

Remitancat bien me 14 milionë euro në 6 mujorin e parë

67
0
Shares

Emigrantët kanë sjellë më pak para në familjet e tyre në Shqipëri, në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në 6 mujorin e parë 2016, remitancat ranë me 14 milionë euro, ose 4.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gjysmën e parë 2015, të ardhurat nga emigrantët ishin 304 milionë euro, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti, 290 milionë euro.
Burime nga Banka e Shqipërisë thonë për Televizionin Klan se rënia e remitancave lidhet me pakësimin e prurjeve të emigrantëve nga Greqia.
Sipas Bankës Qendrore, në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe gjysmën e parë të vitit 2015, remitancat hyrëse në Shqipëri shfaqën norma të larta rritjeje vjetore, prej përkatësisht 15.2% dhe 19%, sepse pasiguria në sistemin bankar grek, për shkak të krizës, bëri që emigrantët shqiptarë të tërhiqnin kursimet e tyre dhe t’i dërgonin drejt Shqipërisë.
Ndërsa tani që situata në Greqi është normalizuar, sipas Bankës së Shqipërisë, fluksi i dërgesave nuk është aq i lartë dhe i është kthyer normalitetit.
Fenomeni i rënies së remitancave, sipas Bankës së Shqipërisë do të jetë i përkohshëm.
Paratë e sjella nga emigrantët jashtë vendit janë një burim i rëndësishëm për dhjetëra mijëra familje në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY