LAJM I FUNDIT/ Te “Koço Gliozheni” vdes nëna dhe foshnja, familjarët akuzojnë...

LAJM I FUNDIT/ Te “Koço Gliozheni” vdes nëna dhe foshnja, familjarët akuzojnë mjekët

114
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mëngjesin e sotëm ku një nënë 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Mësohet se viktima është shtetasja A. Ç.,35 vjeçe nga Paskuqani. Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme me dhimbje, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët.
As nëna dhe as foshnja nuk kanë mundur të mbijetojnë. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj.
“Kur erdhëm mbrëmë, Urgjenca e maternitetit ishte mbyllur. Mjeku erdhi me vonesë, tha se nuk bënte grafi. Nuk mori ndihmë vdiq sot në mëngjes. Vajza sorollat nëpër spitale. E çuan në QSUT dhe në Senatorium. Dyshuan për zemrën, pastaj për ftohje. Vajza ishte në muajin e saj të lindjes”, denoncojnë familjarët.
Ndërkohë i saj i cila ka thyer derën u shoqërua në polici.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY