Gazetari Artan Hoxha 3 orë në prokurori: Më sekuestruan telefonat

Gazetari Artan Hoxha 3 orë në prokurori: Më sekuestruan telefonat

77
0
Shares

Pas më shumë se tre orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, gazetari Artan Hoxha është lënë i lirë.
Pas daljes nga prokuroria Hoxha deklaroi se informacioni që kishte dhënë ishte i vërtetë. Gazetari deklaroi se prokuroria i kishte konfiskuar telefonat.
“Më kanë sekuestruar telefonat. E mirëkuptoj hetimin, bënë detyrën e tyre. Isha në prokurori se mbrojta burimet e mija. Kam dhënë një informacion të vërtetë“, deklaroi gazetari Artan Hoxha.
Sapo mbaroi emisioni “Opinion” në Televizionin Klan prokurorët e prisnin poshtë, ndërsa e shoqëruar për nxjerrje të sekretit hetimor.
Në fillim të emisionit ai deklaroi se, “piloti italian kishte thënë para prokurorëve se kishte provuar pistën, për tu rikthyer më pas me qëllim marrjen e një ngarkese prej 200 kg me drogë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY