FOTO/ Pogradec, lihet në burg vrasësi i bashkëmoshatarit

FOTO/ Pogradec, lihet në burg vrasësi i bashkëmoshatarit

101
0
Shares

Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit të Korçës vendosi sot masën “arrest me burg” për 17-vjeçarin Fabian Muçllari, i cili tre ditë më parë vrau me kallashnikov bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, pas një sherri.
Vrasja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara nga pogradecarët. 17-vjeçari Fabian Muçollari qëlloi me automatik të riun tjetër Fabio Hila, pasi dyshonte se i ngacmonte të dashurën.
Dy të rinjtë ishin konfliktuar në rrjetet sociale, ndërsa të martën Fabian Muçollari ka shkuar në lokalin ku bashkëmoshatari i tij po qëndronte dhe e ka qëlluar me automatik. Sipas policisë, 17- vjeçari Hila ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal, për shkak të plagëve.
Menjëherë pas vrasjes, autori i krimit është larguar duke ecur në këmbë bashkë me armën e krimit. Por vetëm pas disa minutash nga vrasja, policia arrestoi autorin Fabian Muçllari, disa metra larg vendit të krimit.

fabio hila, vendi vrasjes 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY