Foto – Fermeri i Gruemirës që “guxoi” ti kërkonte llogari,por që nuk u lejua nga kryeministri
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me fermerë të Gruemsirës në Malësinë e Madhe.
Pasi ka folur vetë edhe për dializën edhe për qendrat e qyteteve, por edhe për bashkinë e Fierit, ka tentuar të bëjë një bashkëbisedim me banorët e zonës.
Por pas lajkave të banorit të parë, ndërsa banori i dytë ka tentuar të ankohet për faturat aforfe të energjisë elektrike, por edhe për mungesën e ujit, Rama i ka prerë fjalën menjëherë…, duke mos i kursyer edhe ndonjë fyerje
“Ta kuptova shqipen, se këto punët e partisë më kanë mësuar ta kuptoj shqipen kudo që flitet ajo… Pas vitit të ri asnjë konsumator nuk do të paguajë asnjë kokërr lekë më shumë se sa konsumojnë.
Lexuesit e sahateve do të jenë si të dënuarit nëpër filma, me nga një unazë elektronike, të cilët nuk do të bëjnë numra por as ju nuk do bëni numra, duke i qerasur me raki për ca kilovatë më pak. Për ujin mos e kërko që zgjidhja të ndodhë menjëherë…”, u shpreh Rama.
Pas këtij “virusi”, edhe banorë të tjerë, vijuan me të njëjtat ankesa, por Rama “i ra shkurt”…, “Faleminderit të gjithëve është shumë kënaqësi të bisedosh me ju…”, e mbylli kryeministri aktivitetin e radhës me regji qendrore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/