DETAJE/ Nëna dhe foshnja vdiqën brenda orës, shoqërohen mjekët

DETAJE/ Nëna dhe foshnja vdiqën brenda orës, shoqërohen mjekët

63
0
Shares

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja sa i përket vdekjes së nënës 35-vjeçe dhe foshnjës së saj, të porsalindur, në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Sipas policisë rreth orës 06:00, mjekët e këtij spitali kanë lajmëruar te numri 112 se kanë një konflikt në pavijonin e urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit policët kanë konstatuar derën e pavijonit të dëmtuar si dhe xhamat.
Gjithashtu mjekët kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavijon.
Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes policia ka marrë vëllanë e viktimës në komisariat për një deklaratë.
Po ashtu, sipas policisë, rreth orës 07:00 mjekët e spitalit kanë njoftuar se ka vdekur edhe nëna 35-vjeçe Aida Koçi, banuese në Tiranë.
Dy prokurorë ka tërhequr regjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qenë në punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY