Asgjësimi i hashashit në Dibër ndërhyrje estetike, parcelat me drogë të Robert...

Asgjësimi i hashashit në Dibër ndërhyrje estetike, parcelat me drogë të Robert Agës nuk i prek njeri

80
0
Shares

Kreu i deputetëve demokratë Edi Paloka, e ka cilësuar përgënjeshtrim të Edi Ramës, deklaratën zyrtare të policisë, për asgjësimin e një sasie bimësh narkotike në Dibër.
Ndërsa një ditë më parë në parlament Rama mohoi që në Dibër të jetë mbjellë kanabis, sot, policia raporton për korrjen e 4780 rrënjëve bimësh të tilla.
Për Palokën asgjësimi i hashashit në Dibër është ndërhyrje estetike, pasur parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka


edi paloka 16 shtatorEdi Rama deklaroi dje në parlament se nuk ka drogë në Dibër.
I erdhi në ndihmë edhe Damiani që tha se klima në Dibër nuk është e mirë për drogë.
Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës?
Rama sërish e mohoi, dhe nuk iu përgjigj sfidës.
Por sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër.
Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës.
Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike sa për show, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri.
Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën, e gjithë vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdoren për të blerë edhe votën me 11 shtator.
Çfarë do të thotë tani Edi Rama që u krekos dje në parlament, e tha se s’ka drogë në Dibër?
Çfarë do thotë Rama kur zbulohet pistë avionësh për transport nga ajri të drogës, një kilometër e gjysmë e gjatë?
Kush gënjen këtu?
Çdo shqiptar e di se kanabisi ka pushtuar vendin.
Çdo shqiptar e di se kanabisi është alternativa e vetme e Edi Ramës, është biznesi i tij kriminal që prodhon para të pista që përdoren për të blerë votat.
Çdo shqiptar e di se droga nuk është e ardhmja e vendit, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj ky rrënim duhet ndalur sa më shpejt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY