Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler ka komentuar sot nga Kukësi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku një avion i vogël u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit. Duke folur për trafikun e lëndëve narkotike, kreu i delegacionit austriak tha se BE po ndjek nga afër këtë fenomen.
Sattler theksoi se kultivimi i drogës është problem në disa zona të vendit.
“Ky fenomen nuk është problem vetëm për Kukësin, por kultivimi i drogës është problem në disa zona të vendit. BE po e ndjek nga afër ketë fenomen. Bashkimi Europian po bashkëpunon me MPB dhe misionin italian”, u shpreh ambasadori austriak.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/