Dalin të tjera detaje nga vrasja e dy dite më parë në Pogradec ku një 18-vjeçar vrau me armë zjarri shokun e tij adoleshent pas sherrit për një femër.
Mësohet se grupi hetimor ka pasur akses në profilet e Facebook të autorit dhe viktimës, nga ku ka kuptuar edhe kontekstin e ngjarjes nga bisedat mes dy të rinjve në rrjetin social, raporton Panorama.
Burimet thanë se mes autorit dhe viktimës në bisedën që është bërë 2 dy orë përpara ngjarjes, ka sharje dhe kërcënime.
Hila akuizoi Muçollarin se ndërhyri në lidhjen e tij me një vajzë. Fabio Hila, i cili mbeti viktimë, për rreth 60 minuta sa ka zgjatur biseda, ndër të tjera i kërkonte Muçollarit, autorit të takoheshin në lokal për t’u sqaruar. Në bisedën në Facebook kuptohet se autori dhe viktima ishin shokë.
.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/