Specialistët e Komisariatit të policisë Nr 4 Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të Sali Mehmet Hasmeta, 49 vjeç, banues Surrel, Tiranë
Ky person u ndalua pas një telefonate të marre te salla operative për konflikt në familje.
Menjëherë forcat e policisë, shkuan në banesë në Surrel dhe bënë të mundur arrestimin e 49 vjeçarit.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 278 dhe 130/a të Kodit Penal
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Sali Hasmeta u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale
Një automatik model 56 me një krehër me 30 fishekë.
Një pistoletë e markës “Bereta” me një krehër me 5 fishekë.
Një qese e mbushur me 211 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/