“Karteli i tij i drogës bleu mijëra vota në vendin anëtar të NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE, por Rama nuk tha asnjë fjalë të vetme”.
Kështu deklaron kreu i PD-së Lulzim Basha, duke saktësuar se kryeministrit respektoi kodin heshtjes.
“Edi Rama ka zgjedhur të ketë fundin e kartelit të drogës, dhe atë fund do të ketë kur populli ta vërë para. Ajo ditë po vjen me shpejtësi, dhe atij nuk do ti bëjnë më punë as opingat e krimit e as avionët e drogës”, shprehet midis të tjerave Basha.
Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha
Edi Rama e respektoi sot kodin e heshtjes me Kartelin e Drogës, duke mos thënë asnjë fjalë për blerjen e votës edhe pse i madh e i vogël kanë parë me zë e me figurë se si mbinë në gjithë Dibrën kioskat ku një vote për kandidatin e tij blihej me lekë e me euro.
Karteli i tij i drogës bleu mijëra vota në vendin anëtar të NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE, por Rama nuk tha asnjë fjalë të vetme. Duke ruajtur kodin e heshtjes, ai nënshkroi sot nga podiumi i Parlamentit një kontratë të re me krimin, pasi punë të tjera i presin, zgjedhjet po vijnë.
Sado te forcohet karteli i drogës, sado të blejnë votat, të ndërtojnë pista avionësh, atë e pret një fund fatal, sepse nuk e mundin dot një shoqëri të tërë, nuk e inkriminojnë dot një komb.
Edi Rama ka zgjedhur të ketë fundin e kartelit të drogës, dhe atë fund do të ketë kur populli ta vërë para.
Ajo ditë po vjen me shpejtësi, dhe atij nuk do ti bëjnë më punë as opingat e krimit e as avionët e drogës. #Shqipëria me mire pa Edi Ramën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/