IMPLIKIMI I POLICISË/ Raporti i SHISH, Drejtori i Rendit përgënjeshtron zëvendësministrin e...

IMPLIKIMI I POLICISË/ Raporti i SHISH, Drejtori i Rendit përgënjeshtron zëvendësministrin e Brendshëm

86
0
Shares

Një raport i SHISH, me emra e raste konkretë implikimesh oficerësh e drejtuesish police, ka vënë përballë Drejtorin e Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato, i cili ka përgënjeshtruar zëvendësministrin e Brendshëm Stefan Çipa.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror ku përmenden oficerë policie të implikuar në mbjelljen e kanabisit, zëvendësministri Çipa ka mohuar ekzistencën e një raporti të tillë.
“Tek ne nuk ka mbërritur asnjë raport i tillë nga SHISH. Nuk e di, mbase ata e kanë dërguar në ndonjë institucion tjetër”, u shpreh Çipa.
Kundër Çipës, “i menjëhershëm” ishte përgënjeshtrimi i Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, Altin Qato. Drejtuesi i lartë i policisë deklaroi se ky raport ekziston por se nuk akuzon drejtpërdrejtë oficerë policie.
Sipas Qatos, bëhet fjalë për informacione që vijnë nga SHISH në kuadrin e bashkëpunimit të policisë me institucionet inteligjente.
Qato shtoi se nga policia e shtetit janë përjashtuar 8 punonjës dhe janë nën hetim 21 të tjerë për mos ushtrim detyre në rastin e kontrollit të zonave të mbjella me lëndë narkotike.
“Ndërmjet shumë drejtimeve kemi dhe bashkëpunimin me institucionet inteligjence. Ne kemi shkëmbim informacioni me SHISH. Vijnë informacione në kuadër të shkëmbimit të informacionit me SHISH. Nuk akuzohen drejtpërdrejt oficerë policie. Ne i kemi ndarë me zona që kontrollohen. Janë asgjësuar 2 milionë rrënjë kanabis, janë përjashtuar 8 punonjës të policisë dhe 21 nën hetim për shkak të mos-ushtrimit të detyrës në kontroll të zonave”, ishte reagimi përgënjeshtrues i Qatos ndaj Çipës.
stefan cipa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY