Një turist tjetër çek ka humbur jetën sonte në Shqipëri. Këtë herë turisti çek ka humbur jetën pas jë aksidenti automobilistik në Elbasan.
Ka qenë një automjet tip Benz “Mercedes”, automjeti që ka përplasur për vdekje turistin e huaj.
Ngjarja ndodhi në fshatin Papërr në aksin rrugor Elbasan – Peqin kur automjeti me targa AA 771 JR përplasi turistin nga Çekia Stanislav Pitrun 69 vjeç.
Pas përplasjes, ai nuk mundi t’i mbijetonte përplasjes nga automjeti.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/