DETAJE/ Prokurorët: Avioni dyshohet se erdhi për transport droge

DETAJE/ Prokurorët: Avioni dyshohet se erdhi për transport droge

61
0
Shares

Pas rënies së avionit sot në Ishëm të Durrësit, mësohet se në vendngjarje shkoi një prokuror i Durrësit si dhe një prokuror i Prokurorisë për Krimet e Rënda, e cila është ka kompetencë të hetojë trafikun ndërkombëtar të drogës.
Në vendin ku ra avioni është gjetur një pistë e përshtatur rreth 1,5 km, e krijuar prej disa kohësh. Policia ka shoqëruar pronarin e tokës, i cili ka deklaruar se tokën e kishte sheshuar për pistë hipizmi.
Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe disa persona të zonës për t’i marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Nga këqyrja e deritanishme në vendin e rrëzimit të mjetit fluturues janë gjetur disa gjurmë zetori.  Për më tepër dyshohet se ka pasur të fikur transporderin dhe ishte i pamundur identifikimi i tij në hapësirën tonë ajrore.
Prokurorët dyshojnë se ky është një rast i ngjashëm me atë të pilotit italian Giorgio Riformato. Më 9 maj të vitit 2014 avioni që ai po pilotonte ra në plazhin e Divjakës. Hetimet zbuluan se ai do të transportonte rreth 400 kilogramë kanabis. Riformato është dënuar me 12 vjet burg. 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik janë dënuar gjithashtu nga Gjykata e Krimeve të Renda për trafik ndërkombëtar të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY