Një dëshmitar që ka parë uljen e avionit tregon se ai bashkë me disa të tjerë ka qenë duke peshkuar ndërkohë që kanë pikasur lëvizjet e dyshimta të avionit në ajër para se të ulej.
“Një helikopter i vogël, avion, po ne i themi katundarçe, bëri nja 20 xhiro sipër në ajër dhe se dukej se diçka po kërkonte, po ne nuk e dimë. Ai ishte pak larg nga derdhja e lumit të Ishmit, ku ne gjuajmë për peshk në bregdet” tha një dëshmitar pa u identifikuar me emër, në një lidhje telefonike për “Neës 24”. Sipas tij, avioni u pikas në zonën e njohur si Gotull, një zonë moçalore. “Zona nuk ka njerëz që kanë prona, kontakte, shtëpi aty afër, pra është zonë e lirë. Por kjo nuk është hera e parë, pasi ne kemi parë edhe raste të tjerë të helikopterëve që të vijnë” tha ai. Ai tregon më tej se dukej se avioni po kontrollonte diçka që nga ajri, po bënte xhiro dhe zgjodhi pikërisht atë zonë për t’u ulur, zonë që nuk ka njerëz.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/