PD meriton fundin si një grup politik i pamotivuar dhe i pavotueshëm, shikojeni dhe sot nuk ka asnjë njeri në parlament.
Ata kanë humbur dhe isha i bindur se do humbnin.
Unë i kam shijuar humbjet e PD-së sepse ajo meriton te humbi si një grup i pamotivuar. Ajo që më habit në Dibër nuk është humbja e PD por e fitorja e pamerituar e rilindjes. Nuk kam parë asnjë nga ata që mbrojnë fitoren se Dibra votoi reformat, apo takimin e Ramës me Mhogherinit apo punë e qeverisë.
Çfarë votoi Dibra?
Sipas PD aty janë blerë votat unë mendoj se kjo është e pamundur. Si ka mundësi që me kaq diferencë rilindja mundi njëkohësisht 3 kundërshtar PD dhe LSI-në që nuk ishte në fushatë dhe ato njerëz që ankohen pa fund? Ca magjie qe kjo qe nga 400 i bëri 4000 vota?
Njësoj sikur Milano që voton të djathtën të ngrihej një ditë të votonte të majtën!…
Të besosh se Dibra voton të majtën është njësoj sikur të besosh se grekët do të votonin Angela Merkel…!
Dibranët kanë votuar për qeverinë. Dibra tregoi se populli nuk do të votojë kundër qeverisë sepse do ta ketë mirë dhe kjo është bjerrje e qeverisë. Dibra sot është krahina më e varfër e Europës. Varfëria nuk i çoi dibranët në inat, por në frikë. Dhe ata besojnë se duke votuar kundër qeverisë mund të humbin edhe atë pak që kanë.
Varfëria e mban sot në këmbë regjimin e Erdoganit.
Dibra nuk mund të votonte për të arritur lirinë e vet duke e ditur se vetëm qeveritë mund ta zbusin mjerimin. Shqiptarët kanë kohë që mbrohen nga qeveritë e tyre duke i llastuar sepse kjo i jep pak më pak kokëçarje.
Dibra, si shembulli i pajtimit me të keqen nga frika ka ndodhur edhe në vende të tjera. Dibra ndodh çdo ditë në Tiranë.
Sa maturantë janë djegur për shkak të paaftësisë së Rilindjes për të reformuar arsimin?
Sa qytetarë të Tiranës janë neveritur kur panë sesi iu shemb simboli, stadium. Kush foli askush?
Mijëra turq dolën në shesh për të mbrojtur taksimin dhe dikush vdiq. Kush e bën këtë në Shqipëri? Askush!…
Në parlament parashikohet të votohet një ligj për plehrat dhe keni për ta parë që do të votohet. Do ta shikoni që ditën e parë do dalin disa në protestë, ditën e dytë më pak e dita e tretë asnjë.
Gjysma e opozitës nuk është në opozitë.
Deliri do të rritet. Nga PD besimi se mund të vijnë në pushtet do të pakësohet. Kur përdhunohesh ke një alibi. Siç kanë ardhur punët gjërat do të votojnë sipas manualit për mos e pasur keq me qeverinë.
Në qiellin e Dibrës shndrisin 3 yje, Deliri, Saliu dhe Iliri. Për sa kohë shqiptarët votojnë Delirin, Saliun dhe Ilirin do të vazhdojnë të mbrojnë manualin.
Faleminderit që më dëgjuat, pa zhurmë si gjithmonë.
* Fjalimi sot në Kuvend
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/