Prokuroria e Dibrës nis hetimet për blerje votash në zgjedhjet për kryetar bashkie, të mbajtura të dielën e shkuar, ku u shpall fitues kandidati i ASHE, Muharrem Rama.
Ky vendim i organit të akuzës vjen pas pamjeve të ndryshme filmike të publikuara në media. Ditën e ndjeshme, Televizioni Klan solli dy video të ndryshme, të cilat ngrenë dyshime për këtë proces.
Në emisionin investigativ “STOP”, përmes një kamera të fshehtë, pasqyrohej shit-blerjen e votave në këmbim të 20 mijë lekëve, duke favorizuar në këtë mënyrë kandidatin e majtë i cili u shpall edhe fitues në këtë garë.
Ndërsa më herët në një video të ardhur nga një qytetar, shfaqej një përfaqësues i komunitetit egjiptian në Dibër, ku shfaqej me një listë emrash në dorë, takohej me persona të ndryshëm përpara qendrës së kulturës së Peshkopisë dhe më pas, sipas personit që ka pamjet filmike, ai shihej duke i dhënë para njërit prej tyre.
Që pas rezultatit të zgjedhjeve, por edhe më herët, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për blerje të votave në Dibër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/