Policia ka arritur të zbardhë shkakun e djegies së një Benzi në rrugën Tish Daija dhe arsyet se pse edhe një makinë tjetër Audi u përfshi menjëherë nga flakët.
“Më datë 14.09.2016, rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”, në afërsi të një qendre tregtare, mjeti tip “Mercedes Benz” gjatë kohës që ka qënë në lëvizje ka marrë flakë.
Drejtuesi i mjetit ka hapur krahun mjetit dhe ka tentuar të fiki zjarrin. Në momentin që ka hapur krahun nuk ka bërë të mundur ndalimin e sigurt të mjetit, ku për pasojë mjeti ka vazhduar lëvizje në gjendje të lirë drejt mjetit tip “Audi”, i cili ka qënë i parkuar aty pranë si pasojë ka marrë flakë dhe ky mjet.
Si pasëjë e këtij zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz por vetëm dëme materiale ku mjetet janë djegur pothuajse plotësisht.
Shkak i rënies së zjarrit ka qënë për defekt teknik të mjetit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/